Rikthimi i Trump dhe zhurma në Tiranë/ Gazetari: Nuk besoj se do t’i hiqet “non grata” Sali Berishës

schedule23:47 - 6 Nëntor, 2024

schedule 23:47 - 6 Nëntor, 2024

TIRANË– Gazetari Ardit Rada i ftuar në “Ora e Fundit” komentoi ekzaltimin e mbështetësve të Sali Berishës, të cilët me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë besojnë se mund t’i hiqet njolla e “non grata” e ish-kryeministrit.

Ai theksoi se nuk e beson një gjë të tillë, ndërsa shtoi se reforma në drejtësi në Shqipëri u bë në kohën e administratës së Donald Trump.

“Nuk e mendoj ketë, jo për faktin se Trump nuk ka kohë të merret me Shqipërinë, por reforma në drejtësia u bë nën administratën e Donald Trump. Në rastin e Shqipërisë, nuk mund të pretendojmë për personat që akuzohen për korrupsion”, tha Rada.

I pyetur mbi arsyet se pse demokratët dhe mbështetësit e Sali Berishës janë ekzaltuar me fitoren e Donald Trump, Rada tha se PD-ja përpiqet të mbajë raportin e binjakëzimit me republikanët amerikanë, por në aspektin ideologjik shtoi ai nuk kanë gjëra të përbashkëta.

Ai shtoi se e djathta në Amerikë me të djathtën në Evropë  kanë dallime të forta në ideologji.

“Ata a e kanë konsideruar “fitore” sepse vazhdojnë të mbajnë binjakëzimin mes Partisë Republikane në Amerikë dhe PD në Shqipëri.E djathta amerikane nuk ka lidhje me të djathtën evropiane. Në PD s’ka ardhur asnjë zyrtar amerikan prej vitesh, nuk ka ardhur ndonjë përfaqësues të takojë Sali Berishën”, tha ai./abcnews.al