Rikthimi i tifozëve në Serie A, presidenti Gravina jep lajmin e mirë

schedule10:58 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 10:58 - 21 Dhjetor, 2020

Rikthimi i tifozëve në stadiume është tema më e përfolur në Itali. Njerëzit i ka marrë malli për të shijuar dhe mbështetur nga afër skuadrat e zemrës.

E njëjta gjë edhe për skuadrat, që kanë nevojë të madhe për tifozët e tyre. Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka folur në lidhje me këtë temë

Gjërat po ecin mirë në kampionat, por mungon elementi kryesor, tifozët. Kjo gjë dallohet lehtësisht dhe ndihet shumë mungesa e tyre.

Akoma nuk e di saktësisht se kur do të kthehen në stadiume, por uroj që të nisë rikthimi i tyre në shkallë duke nisur nga muaji janar.

Do të ishte një hap që ne do ta mirëpresim me mirënjohje dhe në shenjë qetësie pas momenteve kaq të vështira“, deklaron Gravina. /abcnews.al