Pandemia vazhdon të shkaktojë probleme, teksa bota e futbollit pret rikthimin gradual të tifozëve në shkallët e stadiumit. Presidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit), Gabriele Gravina ka folur në lidhje me këtë temë.
“Të flasësh për futbollin në këtë periudhë, na jep energji për të përballuar këtë moment kritik. Ne jemi duke përjetuar një situatë të një vështirësie të madhe, sigurisht që futbolli bazë është ai që po vuan më shumë.
Tifozët? Në një stadium me kapacitet 60 mijë vende, lejimi i futjes së disa mijëra personave nuk mendoj se nuk përbën rrezik për shëndetin e tifozëve tanë apo vetë futbollistëve“, deklaroi kreu i futbollit italian. /abcnews.al