Reshjet e shiut kanë përfshirë shumë zonë të vendit mëngjesin e sotëm. Reshjet kanë sjellë disi prbleme ehde në qarkun e Kukësit.
Autoritetet lokale njoftojnë se Rrugët nacionale janë të qarkullushme normalisht normalisht në të gjithë Qarkun Kukës.
Më problematike ka qenë situata në rrugën B.Curri-Valbonë ku si rezultat i reshjeve të dendura të shiut ka patur në shumë segmente rënje inertesh.
Njoftimi i plotë:
Situata në Qarkun Kukës për datë 04.01.2021 është si më poshtë:
I gjithë Qarku Kukës në orët e para të mëngjezit është përfshirë nga reshje shiu.
Rrugët nacionale janë të qarkullushme normalisht normalisht në të gjithë Qarkun Kukës.
Nga firmat kontraktore që kanë në performance këto rrugë po punohet për mbajtjen në gatishmëri të tyre.
Më problematike ka qenë situata në rrugën B.Curri Valbonë ku si rezultat i reshjeve të dendura të shiut ka patur në shumë segmente rënje inertesh.
Nga firma kontaktore që ka në performancë këtë segment rrugor po punohet për pastrimin dhe vënien në eficencë të saj.
Nga raportimet e përgjegjësve të bashkive të Q.Kukës situata e rrugëve rurale është e mirë.
Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës.