Rikthimi i “qilimit”: Ndikimet e gjoksit plot qime të Macronit

schedule18:41 - 22 Prill, 2022

schedule 18:41 - 22 Prill, 2022

The Guardian

Presidenti francez ka zbërthyer këmishën e tij të bardhë për një foto në një nga prapaskenat e fushatës zgjedhore duke zbuluar gjoksin e tij plotë qime.

A po rikthehet pamja e viteve ’70?

Emri: Qimet e gjoksit.

Mosha: Deri vonë, besohej se ishte shpikur nga Sean Connery dhe Burt Reynolds në vitet ’60 dhe ’70. Qimet e gjoksit tani mendohet se kanë ekzistuar aq gjatë sa vetë njeriu, por mbajtja e tyre ka qenë sipas modës.

Dhe mesa duket pamja e dikurshme është rikthyer aërish në modë dhe pikërisht nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Fotografi i tij ka publikuar një sërë fotografish nga prapaskenat e tij para raundit të dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale.

Në njërën prej tyre, ai është i shtrirë në një divan prej lëkure me këmishën e tij të bardhë të zbërthyer.

A është kjo “raketa” për të fundosur Marine Le Pen?

Diçka e tillë mund të pasqyrojë një prirje më të madhe: kthimin e dekolteve. Plus, përdoruesit e mediave sociale e krahasojnë atë me Roger Federer.

Po – dekolte, por për djemtë, dhe madje në ditët e sotme është shumë në modë. Në tapetin e kuq të Oscars të këtij viti, Timothée Chalamet doli. Lenny Kravitz dhe Jared Leto ndoqën pikërisht këtë modë, zbërthyen këmishën.

Dhe në fakt ishte diçka vërtet e guximshme.

Mendoj se dikush në rkipin e Macron, ndoshta vetë Emmanuel, ndoshta Brigitte – vendosi që imazhi i pamjes të mbahej mend por mos të ishte shumë vulgar. Për më tepër, francezët kanë pasur gjithmonë një qëndrim më natyral ndaj qimeve të trupit  dhe disa përdorues të Twitter-it madje i kanë quajtur fotot e reja “kurthi i etjes”.

Por le të fokusohemi, çfarë duhet të bëjë Macron për të marrë një mandat tjetër (dhe për të ngadalësuar përhapjen e populizmit të djathtë në Europë)?

Sapo mundi Le Pen të dielën. Gjithashtu ai mundi Le pen edhe në 2017 me 66% të votave në raundin e dytë. Por shqetësimi këtë herë është se disa votues të rinj, madje edhe në të majtë, mbështesin ekstremin e djathtë, kundër imigracionit, pro-Frexit.

Dhe ky imazh me gjoks me qime  do t’i rikthejë ata?  Përveç kësaj ai ka një buzëqeshje “filtruese”, dhe një pamje prej të një mashkulli të çiltër.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!