Michael Ngoo u rikthye te Tirana. Bomberi anglez mbajti veshur fanellën e bardhebluve në vitet 2017-2020, duke ia dalë të fitojë titullin kampion (2020) si protagonist me rekordmenët e futbollit shqiptar.
28-vjeçari është prezantuar ditën e sotme si lojtari më i ri i klubit kryeqytetas, rikthim që ka gëzuar tifozët e Tiranës. Përforcim fantastik për Orges Shehin, që do të ketë në majë të sulmit një lojtar të fortë dhe të rrezikshëm.
Anglezi është një tip shumë karizmtik dhe ka përfituar menjëherë të ndezë atmosferën te populli bardheblu.
https://streamable.com/0hcnc1
“Tirona dashni, Tirona zemra ime“, shprehet gjiganti i sulmit në videon e postuar në rrjetet sociale nga Goldi Halili, vajza e presidentit të Tiranës. /abcnews.al