Juventus vazhdon të jetë në merkato për një sulmues, ku tashmë drejtuesit bardhezinj janë përqëndruar në rikthimin e Alvaro Moratës në Torino. Pas zërave se mund të blinte Luis Suarez apo Edin Dzeko, tashmë është projektuar sërish rikthimi i spanjollit.
Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, fillimisht sulmuesi do të transferohet në formën e huazimi për një sezon, ku Juventusi do t’i paguajë Atleticos 9 milionë euro.
Në rast se “Zonja e Vjetër” do ta blejë përfundimisht kartonin e tij, atëherë do t’i duhet të derdhë 45 milionë euro në arkat e klubit madrilen.
Gjithashtu ekziston mundësia për ta shtyrë dhe për një sezon tjetër huazimin. 27-vjeçari numëron 63 ndeshje me fanellën e Juventusit në të gjithë kompeticonet, ku ka shënuar dhe 15 gola. /abcnews.al
???? ?
— FM Santiago ★ (@FMSantiagoal) September 21, 2020