Rikthimi i Messit dhe Haaland, Laporta: Leo veç të telefonojë! Nuk e rrezikoj klubin

schedule09:22 - 2 Prill, 2022

schedule 09:22 - 2 Prill, 2022

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, është ngacmuar së fundmi në RTVE për Leo Messin dhe yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

“Imagjinoni nëse një ditë Leo Messi ju telefonin dhe ju thotë, ‘Z. President, dua të kthehem te Barcelona’. Cila do të ishte përgjigja juaj?”, ishte pyetja ngacmuese e gazetarit.

Laporta e ka dhënë përgjigjen e tij: “Le të flasë Leo, le të flasë (qesh). Do të isha i kënaqur nëse kjo do të ndodhte, më shumë se i kënaqur”.

I pyetur për Haaland, presidenti i katalanasve shtoi: “Unë nuk dua që Barcelona të jetë në rrezik, në asnjë moment. Gjithmonë e vendos klubin mbi të gjitha.

Ne nuk do të mbyllim asnjë marrëveshje që mund të thyejë sistemin tonë të pagave. Kjo është strategjia jonë për të tashmen dhe të ardhmen”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!