Rikthimi i McGregor në kafaz, shitje rekord biletash

schedule13:06 - 17 Janar, 2020

schedule 13:06 - 17 Janar, 2020

Conor McGregor do të ndeshjet me Donald Cerrone në UFC 246 ditën e diel dhe biletat për këtë ndeshje të shumëpritur, janë shitur brenda ditës. Ky lajm është konfirmuar nga zyrtarët e UFC-së. Conor McGregor nuk ndeshet që nga viti 2017, pas asaj humbje kundër Khabib Nurmagomedov.

Ndeshja mes McGregor dhe Donald Cerrone do të zhvillohet në Las Vegas dhe përfitimet nga ky event, pritet të kalojnë 10 milion dollarët. Në rast se kjo gjë arrihet, do të ishte eventi i dytë më i shtrenjtë që është zhvilluar në Las Vegas, pas UFC 229, që arkëtoi thuajse 18 milion dollarë. Të gjithë po presin me padurim rikthimin e “Notorius” McGregor dhe irlandezi ka premtuar se nuk do të zhgënjejë asnjë!