Rikthimi i kampionit, Anthony Joshua triumfon ndaj Ruiz Jr.

schedule23:18 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 23:18 - 7 Dhjetor, 2019

Anthony Joshua ka arritur të fitojë ndaj meksikanit Andy Ruiz Jr duke u hakmarrë për humbjen e vetme të karrierës së tij.

Në duelin e zhvilluar në Arabinë Saudite, Joshua tregoi se kishte nxjerrë mësime nga disfata e parë duke zgjedhur një strategji ndryshe që i solli fitoren me vendim unanim (118-110, 118-110, 119-108) pas 12 raundesh.

Me këtë fitore Joshua rikthen në pronësi të tij titujt kampion bote WBO, WBA, IBF dhe IBO./abcnews.al