Jorge Jesus fitoi titullin Kupën Libertadores, titullin kampion dhe Superkupën e Brazilit me Flamengon sezonin e kaluar, duke i dhuruar klubit nga Rio De Janeiro trofe dhe tifozëve emocione të paharrueshme.
65-vjeçari vendosi të kthehet në stolin e Benficës, klub të cilin e ka drejtuar edhe në vitet 2009-2015. Ardhja e tij ka krijuar entuziazëm dhe “Shqiponjat e Lisbonës” po tentojnë një goditje të madhe në merkato.
Record zbulon se ëndrra e madhe e drejtuesve është Edinson Cavani. Bomberi uruguaian ka dalë lojtar i lirë dhe nuk ka marrë akoma një vendim për të ardhmen. Benfica ka nisur bisedimet me agjentin e 33-vjeçarit dhe është gati të bëjë një sforco ekonomike për t’i dhuruar një kontratë të kënaqshme. /abcnews.al