Analistët e shohin si sulm ndaj sistemit të ri të drejtësisë futjen e ish gjyqtarit Gjin Gjoni në politikë si kryetar i degës së foltores në Lezhë, një lëvizje kjo tipike e Sali Berishës
“Çfarë votash, nuk merr vota ai. Ai është çuar aty me komandim nga Berisha. Ajo parti ka fytyrën e Berishës. Gjoni është fytyra e së shkuarës si ka funksionuar sistemi”, është shprehur analisti Arben Meçe.
Avokati Romeo Kara, thotë se Gjin Gjoni shfrytëzoi boshllëqet e ligjeve të Vettingut, pasi përpara se të përgjigjej në filtrin e gjyqtarëve dha dorëheqjen.
“Unë gjykoj se Vettingu ka nevojë për korrigjim”, tha avokati.
Lëvizja e diktuar nga Sali Berisha sipas dy analistëve, është tregues sesi ndjekësit e tij veprojnë dhe forma në të cilën ish-kryeministri ka vepruar në jetën e tij politike.
“Riciklimi i tij po krijon precedent. Le ti nënshtrohet verifikimit të pasurisë sistemi i nxjerr nga dera këta i fusin nga dritarja”, shtoi ai.
Gjin Gjoni u propozua edhe në vitin 2021 për tu bërë deputet, por emri i tij nuk përfundoi në listën e deputetëve të PD, vetëm falë presionit të reformës së re.
“Ky ka qenë një ndër 5 personat për të cilën u ndërtua reforma në drejtësi”, tha avokati Romeo Kara.
/abcnews.al/