Rikthimi i Gjin Gjonit/ Elezi: Po thyhen rregullat vazhdimisht! PD është ‘shkërmoqur’

schedule17:38 - 9 Prill, 2024

schedule 17:38 - 9 Prill, 2024

“Partia Demokratike nuk është e përçarë, por është e shkërmoqur”, kështu është shprehur ish-kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi.

“News Line” në ABC News, Elezi komentoi edhe zgjedhjen e Gjin Gjonit si drejtues i Rithemelimit për qarkun e Lezhës.

Ai theksoi se tashmë në Partinë Demokratike nuk ka rregulla dhe në këtë mënyrë i është hapur rruga njerëzve manipulatorë, duke u bërë një fenomen në PD.

“PD nuk është e përçarë, por është e shkërmoqur. Zoti Berisha ka dy vite dhe nuk gjen dot listat dhe në këtë mënyrë nuk që të rikthejë edhe besimin tek qytetarët. Duke mos pasur rregulla, dhe në momentin që hapin një proces japin një formular që kandidatë dhe kjo ka që t’i hapet rruga njerëzve më manipulator në PD. Listat në një garë zgjedhore bllokohen gjashtë muaj përpara, vetëm që të shmangen manipulimet. Nuk dua të merrem në veçanti me rastin e Gjin Gjonit, pasi kjo është bërë një fenomen në PD. Këto mendojnë që duke nxjerrë në sfond gogolin Rama do të arrijnë të mbajnë bashkë opozitën, por njerëzit e njohin kush është Rama, por duan të njohin alternativën e opozitës. Pra duhet një platformë apo strategji për të ndryshuar një situatë dhe kjo bëhen vetëm me njerëz serioz dhe jo me njerëz që paradite janë me Bashën dhe në darkë me Berishën”, u shpreh ndër të tjera Elezi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!