Rikthimi i Fati, një opsion më shumë për Xavin

schedule11:30 - 29 Mars, 2022

schedule 11:30 - 29 Mars, 2022

Ansu Fati është kthyer. Sulmuesi 19-vjeçar i Barcelonës është rikthyer në stërvitje pasditen e djeshme dhe do të vazhdojë procesin e rikuperimit nga dëmtimi i muskujve në mënyrë progresive.

Sipas “Mundo Derportivo” Stafi stërvitor i Xavi Hernandez dhe shokët e tij e pritën me duartrokitje. Fati është një nga lojtarët më të dashur nga të gjithë në dhomat e zhveshjes dhe prania e tij është një tjetër ngritje e humorit për grupi në kohën më të mirë të sezonit, si për rezultatet ashtu edhe për ndjesitë.

Tekniku spanjoll për Fati do të shprehej shumë i lumtur që tashmë pak nga pak do të fillojë të kryejë stërvitje me pjesën tjetër të grupin, ndërsa nënvizoi se sulmuesi është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe vlerat e tij dihen.

“Do të shohim nëse pak nga pak të stërvitet me grupin dhe shpresojmë që ai mund të kthehet sa më shpejt.  Fati është një futbollist shumë i rëndësishëm për Barçën dhe për mua, nuk ka dyshim. Dhe të kesh futbollistë të rëndësishëm në krah nuk do të thotë se ai ka një rol më të vogël, përkundrazi, futbollistët më të rëndësishëm do të performojë më mirë”, deklaroi Fati.

/f.a/abcnews.al