Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka komentuar situatën e krijuar në Partinë Demokratike. E ftuar në Radarin Informativ në ABC, ajo deklaroi se PD është në ditë të vështira por theksoi se ajo ka ardhur në pushtet edhe më e fortë pas sfidave që ka kaluar.
“PD është në ditë të vështira. Nuk mund të mohojmë. Në 30 vite PD ka kaluar edhe sfida të tjera. Dhe pas sfidave ka ardhur në pushtet edhe më e fortë. Është një çështje delikate. PD është e çdo demokrati. Është votuar nga rreth 700 mijë qytetarë më 25 Prill dhe ata duhet ta gjejnë veten në PD. Çdo shtëpi ka rregullat e saj”, deklaroi ajo.
Lexo edhe: Inceneratorët, Dhurata Çupi: PD nuk bëhet avokati i askujt, ka tentativa për të bllokuar komisionin
Çupi foli edhe për rikthimin e Sali Berishës për Partinë Demokratike një ditë më parë. Sipas saj PD është shtëpia e çdo demokrati, por rregullat e shtëpisë nuk duhen shkelur.
“Unë kam thënë që në PD mund të futet çdo demokrat. Patjetër që në shtëpi ka dhe rregulla dhe protokoll. Mënyra si u fut ndoshta ishte e papërshtatshme dhe jo shumë protokollare. Por PD është e demokratëve. Unë mendoj se palët do ta gjejnë konsensusin.
Jemi për bashkimin e demokratëve. Edhe të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Nëse bashkohen demokratët do kemi arritur diçka të madhe. Kuvendi i të shtunës do bëjë di֛çka të madhe. Mendoj që është një datë e përshtatshme për të lënë mbrapa atë që ka shkuar keq dhe për t’u bashkuar”, u shpreh ajo. m.v/Abcnews.al