Karim Benzema do të jetë pjesë e Francës në Euro 2020. Sulmuesi francez nuk luan me kombëtaren prej vitit 2015, por Didier Deschamps i ka rënë inati dhe ka vendosur ta rikthejë 33-vjeçarin, i cili këtë sezon ka shkëlqyer me Real Madrid (29 gola dhe 8 asiste).
Trajneri i kampionëve të botës ka komentuar rikthimin e goleadorit në kombëtare. “Jemi takuar me Karim, biseduam dhe sqaruam gjithçka. Ka ndodhur shumë kohë më parë. Ishte hapi i parë, më pas u mendova gjatë për vendimin që mora.
Në fund vendosëm ta grumbullonim për Euro 2020. Njerëzit qeshnin me deklaratat e mia, por asnjëherë nuk jam shprehur se nuk do e grumbulloj më kurrë me Francën. Nuk jam magjistar, as Karim nuk është, tani ishte momenti të rikthehet“, deklaroi Deschamps. /abcnews.al