Rikthimi i basteve sportive, Ibrahimaj: Brenda dhjetorit do të dorëzojmë në Kuvend draftin për lojërat e fatit

schedule15:57 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 15:57 - 1 Dhjetor, 2022

Deputetët e maxhorancës në komision ekonomie kanë kritikuar ministrinë e financave për vonesat në përgatitjen e draftit për rikthimin e basteve sportive.

Deputeti Erjon Braçe deklaroi se nuk mund të diskutohet ligji tatimit mbi të ardhurat kur nuk ka një dokument konkret.

Brace u pozicionua kundër rikthimit të basteve sportive në janar.

Ministrja e financave Delina Ibrahimaj tha se tashmë projektligji është në përfundim.

Në buxhet parashikohet edhe efekti financiar nga bastet sportive në bazë të cilit vlerësohet të arkëtohen 2 miliardë lek. Po ashtu në buxhet është parashikuar edhe që prodhuesit të tatohen me tarifën 33 % dhe të ardhurat e pritshme në buxhet vlerësohen të jenë 8.3 miliardë lekë./Abcnews.al/