Rikthimi i Bardhit/ “Berisha shkeli mbi premtimet e tij”, Elezi: Foltorja nuk ka asgjë të përbashkët me parimet e demokracisë

schedule13:34 - 5 Mars, 2024

schedule 13:34 - 5 Mars, 2024

Ish-kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Ibsen Elezi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, foli për situatën e opozitës dhe bashkimin mes ish-kryeministrit Sali Berisha me kreun e grupit të PD, Gazment Bardhi.

Ai u shpreh se rikthimi i Bardhit është një marrëveshje dhe se ka një imoralitet të madh në PD (Foltore). Ndër të tjera ai tha se politika është futur në një rrugë qorre, sa që shihen veç interesat personale.

Rikthimi i Gazment Bardhi është një marrëveshje. Ka një imoralitet të madh që nuk bashkon partinë.  Pas një periudha pothuaj 2 vjeçare, kthehet te Bardhi, s’mund t’i bëjë dhuratë më të madhe Ramës për zgjedhjet e 2025. Është futur politika në një rrugë aq qorre, sa nuk shohin asgjë veç interesit të tyre. Nuk kanë qëllim për të larguar Ramën nga pushteti, por interesat e tyre. Opozita nuk ka argumente. Si na mashtra Berisha në Kuvendin e 11 dhjetorit. Kam pasur polemika se si Berisha do na tradhtonte i pari, çfarë është tradhtia? Të shkelësh premtimet. 11 dhjetori është keqinterpretuar.

Për sa i përket Tabakut, nuk e lexoj dot si politikane, pasi nuk mban një qëndrim. Nuk ka një profil të ndërtuar. Kjo është pse them që është e vështirë.“, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!