Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikthime dhe një mungesë “big”, situata te Tirana para derbit ndaj Dinamos

schedule19:53 - 14 Mars, 2022

schedule 19:53 - 14 Mars, 2022

Tirana nuk ka kohë për të festuar triumfin ndaj Vllaznisë në Klasiken e Shqipërisë. Bardheblutë i pret një tjetër duel dhe këtë herë do të përballen me Dinamon në “Elbasan Arena”, të shtunën.

Trajneri Orges Shehi ka bërë bilancin dhe ndaj bluve do të ketë të gatshëm edhe dy lojtarë që ishin të pezulluar me kartonë të verdhë.

Enur Totre dhe Kristijan Tosevski e shlyen pezullimin dhe janë gati për ndeshjen ndaj Dinamos, por sërish do të ketë një mungesë.

Filip Najdovski është ndëshkuar me karton të verdhë në duelin ndaj Vllaznisë dhe numëron katër të tillë, çka e detyron të pushojë këtë javë. Gjithsesi Shehit nuk i mungojnë alternativat dhe është i qetë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!