Mesfushori i Bayern Munchen, Leon Goretzka, është rikthyer nga dëmtimi dhe ka zbritur në fushë, për të kryer seancën e parë stërvitore. Gjermani kishte dy muaj jashtë fushave, duke munguar në disa sfida të rëndësishme të bavarezëve.
Goretzka u transferua te Bayern dy sezone më parë, nga ekipi i Schalke 04. Te “Mbretërorët Blu”, mesfushori konsiderohej si talenti më i madh vendas, çka bindi Bayernin të paguante për kartonin e tij. Tashmë, trajneri Kovac ka edhe një alternativë më shumë në repartin e mesfushës./abcnews.al
?♂️ @leongoretzka_#FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/YD0QaIz2fg
— FC Bayern München (@FCBayern) October 8, 2019