Interi vazhdon të luftojë për titullin kampion. Fitorja e fundit ndaj Juventusit ka krijuar entuziazëm në kampin zikaltër, teksa diferenca me Milanin kryesues vazhdon të jetë 3 pikë.
Sfida e radhës luhet të shtunën në fushën e Udineses. Fitorja është alternativa e vetme për djemtë e Antonio Contes. Trajneri ka marrë një lajm të mirë përpara transfertës friulane.
Matias Vecino ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer të stërvitet me ekipin. Mesfushori uruguaian qëndron jashtë fushave prej muajit korrik, atëherë kur kreu një operacion në gju.
Corriere dello Sport raporton se 29-vjeçari latin do të grumbullohet për takimin e radhës në kampionat. Conte mund t’i dhurojë disa minuta aktivizim përballë Udineses. /abcnews.al