Kampi bardheblu ka bërë goditjen e parë në merkaton e janarit.
Regi Lushkja ka mbyllur aventurën e tij me Sherif Tiraspol, klub në Moldavi, dhe është prezantuar si lojtari më i ri i klubit kryeqytetas të Tiranës. Lushkja, i cili më parë ka luajtur te klubi i Laçit, është bindur nga oferta e klubit të Tiranës, ku ai ka zgjedhur bardheblutë dhe jo Partizanin, të cilët “demat” ishin gjithashtu të interesuar për të.
Lushkja rikthehet në elitën e futbollit shqiptar pas një viti, teksa tani kërkon titullin e parë, por me fanellën bardheblu. Gjithashtu, klubi bardheblu kërkon të rikthejë edhe një ish. Ardit Toli nuk ka gjetur shumë hapësira me ukrainasit e Vorskla Poltavës, ndaj Tirana mund ta marrë në formë huazimi deri në fund të sezonit./ h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram