Rikthim i planifikuar, West Ham zyrtarizon trajnerin e ri!

schedule22:35 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 22:35 - 29 Dhjetor, 2019

West Ham sapo ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës. Londinezët kanë zgjedhur David Moyes për herë të dytë në krye të ekipit.

Humbja e fundit në shtëpi 2-1 me Leicester ishte fatale për ish-trajnerin Manuel Pellegrinin. Tashmë bordi i klubit ka zgjedhur Moyes në një marëveshje për 18 muaj.

West Ham do të jetë ekipi i shtatë që tekniku do të drejtojë. Ai e merr “timonin” në një moment jo të mirë, ku ‘Hammers’ renditen në vendin e 17-të  në Premier Leaguen angleze. /abcnews.al