Dita e djeshme ishte e fundit për merkaton e kësaj vere, ku të gjithë klubet patën mundësinë të bënin lëvizjet e tyre. Ajo çka ra në sy ishte merkatoja e Real Madrid, pasi ata nuk transferuan asnjë lojtarë. Diçka e tillë nuk ndodhte që nga viti 1980 për kryeqytetasit spanjollë.
Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, në fakt e kishte konfirmuar diçka të tillë që në muajt e parë të verës. “Jetojmë në kohë pandemie dhe nuk i kemi kushtet për të bërë ndonjë blerje të madhe.Mbappe? Nuk mund ta tentojmë atë pasi nuk i kemi mundësitë financiare këtë vit,” ishin fjalët e spanjollit.
? ¡Buenas noches!
?️ Esta es la #PortadaAS de mañana pic.twitter.com/m56xoFirNa— Diario AS (@diarioas) October 5, 2020
Të vetmet lëvizje që galaktikët bënë ishin rikthimi në “Santiago Bernabeu” të tre lojtarëve që ishin në huazim. Kështu Martin Odeegard u rikthye pas një sezoni tek Real Sociedad, Andriy Lunin u kthye nga Real Valladolid si dhe Alvaro Odriozola u kthye në shtëpi pas dy sezonesh të kaluara tek Bayern Munchen. /abcnews.al