Rikthehet turi i takimeve me diasporën/ Drejtues politikë të PS do të takohen me emigrantët në Greqi dhe Itali

schedule17:33 - 9 Janar, 2025

schedule 17:33 - 9 Janar, 2025

Kryeministri Rama do të rikthejë turin e takimeve me diasporën. Këtë herë, Partia Socialiste do të dërgojë në Greqi dhe Itali disa nga drejtuesit politike të qarqeve për t’u takuar me emigrantët.

Në Athinë, do të shkojë drejtuesi politik i Vlorës, Bledi Çuçi, drejtuesja politike Mirela Kumbaro dhe drejtuesja politike e Fierit, Belinda Balluku. Ata do të shoqërohen edhe nga kryetarët e bashkive të Vlorës dhe Gjirokastrës dhe Fierit.

Ndërkaq, në Itali do të shkojë Taulant Balla, drejtuesi politik për diasporën.

Drejtuesit politikë do të shkojnë në Greqi dhe Itali më 11 janar, kur dhe nis regjistrimi i emigrantëve. Turi do të vazhdojë edhe në javët në vazhdim.

Kreu i qeverisë, Rama ka lënë porosi ngritjen e disa pikëtakimeve që do të shërbejnë si pika informimi për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

PS do të sigurojë edhe asistencë për emigrantët që do të regjistrohen në platformën e KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje, në mënyrë që të maksimizojnë votën e diasporës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!