Rikthehet tenori i njohur, Gjipali: TKOB nuk ka qenë asnjëherë në dorën e dikujt që njeh lirikën

schedule09:23 - 24 Shtator, 2020

schedule 09:23 - 24 Shtator, 2020

Tenori i njohur Josif Gjipali do të rikthehet ditën e nesërme në skenë pas shumë kohësh shkëputje. Ai do të sjellë në skenë një shfaqje ndryshe nga herët e tjera, e ndërthurur me operën e tij dhe monologun aktorial të Arben Derhemit.

“Shfaqja është një projekt turne, një bashkim mes bashkisë së Fierit, Barletës dhe Budvës. Do të mbahet nesër. Është një ndërthurje mes dy zhanresh. Shanc për organizuesit ishte periudha e pandemisë, se lirika ka pësuar shumë gjatë kësaj periudhe”.

“Nesër shfaqja do të jetë online dhe do të ketë pak publikë. Provat do të bëhen sot në Apolloni dhe nesër do gtë jetë shfaqja. Me Arben Derhemin do të jetë një monolog, do të jetë një aktor që shan kolegët e vëtë si aktoret apo këngëtarët. Do të jetë interesante”, u shpreh Gjipali.

Më tej, i pyetur nga moderatori Enkel Demi me çështjen e shumë diskutuar në media për një lajm, ku përflitet se Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të jepet me koncesion, ai u shpreh se

“Opera nuk është një zanër që mund të vetënancohet. Nuk është se po këndon për natë Ermonela Jaho opo Josifi që salla të mbushet plot.

Plus pastaj edhe do të thosha që TKOB nuk ka qenë asnjëherë në dorën e një personi që e njeh lirikën ashtu siç duhet. Unë e shoh në botë. Nuk di ndonjëherë në TKOB të ketë në këshillin drejtues ndonjë nga këta emrat e biznesit”, shtoi Gjipali. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!