Superiorja rikthehet në fundjavë. FSHF e shtyu kampionatin për shkak të situatës që përfshiu vendin pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërkohë që tanimë gjendja po normalizohet dhe futbolli në vend do të rinisë rrugëtimin.
Tashmë është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të javës së 14-të, teksa të shtunën zhvillohen tre takime. Gjithçka nis me Luftëtari-Vllaznia dhe Bylisi-Partizani, për t’u përmbyllur me Tirana-Kukësi. Të dielën zhvillohen dy takimet e tjera. Fillimisht Laçi përballet me Teutën, kurse më pas luhet Teuta-Skënderbeu.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14
E shtunë, më 7 dhjetor 2019
Ora 13:30 | Luftëtari-Vllaznia
Ora 13:30 | Bylisi-Partizani
Ora 16:30 | Tirana-Kukësi
E diel, më 8 dhjetor 2019
Ora 13:30 | Laçi-Flamurtari
Ora 16:30 | Teuta-Skënderbeu
/abcnews.al