Pas përfundimit të javës së parë së edicionit të ri të Abissnet Superiore, këtë të premte, elita e futbollit shqiptar do të zbresë në fushë për të startuar javën e 2-të të sezonit, me “kuqeblutë” e Vllaznisë dhe “nëndetëset” e Dinamo City, që do të kërkojnë triumfet në tranasferta.
Kështu, në orën 16:00, shkodranët e Vllaznisë do të udhëtojnë në transfertën e vështirë të Erzenit, ku do të tentojnë të gjejnë fitoren e dytë në kampionat, pas triumfit në javën e parë ndaj “verilindorëve” të Kukësit.
Vetëm 3 orë më pas, në stadiumin e Korçës, “ujqërit” e Skëndërbeut do të presin “nëndetëset” e Dinamo City, në një përballje që pritet të jetë spektakolare dhe plot emocion. /i.m /abcnews.al