Rikthehet pas 297 ditësh, Atletico Madrid ndan lajmin pozitiv me tifozët

schedule13:31 - 13 Nëntor, 2019

schedule 13:31 - 13 Nëntor, 2019

Lajm i mirë për Atletico Madrid dhe Diego Simeonen. Sime Vrsaljko ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe është rikthyer të stërvitet me grupin. Mbrojtësi i djathtë qëndron jashtë fushave të blerta prej më shumë se 9 muajsh.

27-vjeçari dëmtoi gjurin në fund të janarit dhe u detyrua të kryente një ndërhyrje kirurgjikale. Proçesi i rikuperimit ka shkuar mirë dhe nënkampioni i botës me Kroacinë i është rikthyer përgatitjeve me Kroacinë.

Vrsaljko dhe Simeone

Vrsaljko do të punojë me një program specifik për të rifituar formën fizike. Simeone nuk dëshiron të nxitohet dhe do fillojë ta aktivizojë gradualisht, teksa “Colchoneros” kanë ndarë në Twitter lajmin pozitiv të rikthimit të një lojtari të rëndësishëm për krahët e Atleticos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!