Rikthehet paniku në Spanjë, rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi

schedule11:38 - 14 Prill, 2020

schedule 11:38 - 14 Prill, 2020

Spanja këtë të martë ka shënuar sërish një rritje të numrit të viktimave krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 567 viktima, 50 më shumë se një ditë më parë.

Gjithashtu rritje ka pësuar edhe numri i personave të infektuar krahasura me një ditë me parë, janë konfirmuar pozitivë 3.045, raste të reja duke e çuar në  172 541 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me Covid 19.

Ndërkohë deri më tani Spanja ka humbur 18 056 persona ndërsa betejën me këtë virus e kanë fituar  67 504 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!