Rikthehet panairi i librit, masa anti-COVID mes stendave

schedule16:15 - 17 Nëntor, 2021

schedule 16:15 - 17 Nëntor, 2021

Nga Leontina Nika

Festa e librit ka nisur nën moton “Frymarrje ne u rikthyem”. Lexuesit e kanë pritur me gëzim rikthimin e panairit.

Ka edhe pjesëmarrës tradicional, të veshur me kostum popullor që sjellin mesazhe patriotike.

Krahas prezantimit të titujve të rinj, panairi është edhe hallka përbashkuese e trinomit botues, shkrimtar, lexues.

Kosova është e pranishme me 20 shtëpi botuese.

Bujar Hudhri e ndjen për detyrim që t’i dedikohet letërsisë shqipe, ku ai sugjeron edhe disa autorë, që do befasojnë lexuesin.

Ndërkohë që në stendat kryesore të Shqipërisë e Kosovës mbizotëron përkthimi, mjeshtri Edmond Tupja perifrazon Kutelin për cilësinë e përkthimit.

Botuesja Anila Bisha jep një mesazh shumë të rëndësishëm  për lexuesin e vogël, ku për këtë panair sjell plotë 24 tituj të rinj nga mosha 3 deri në 12 vjeç autorë shqiptarë dhe letërsi të përkthyer.

Mesazhe kuptimplotë përçon fituesi i çmimit europian të letërsisë Enkel Demi.

Përmbylljen domethënëse e bën Edmond Tupja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!