Rikthehet normaliteti, futbollistët e Skënderbeut dalin në stërvitje

schedule17:26 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 17:26 - 11 Dhjetor, 2019

Ditën e djeshme, u raportua se futbollistët e Skënderbeut kishin bojkotuar stërvitjen për shkak të mungesave të pagave.

Njëjtë si disa skuadra në Superiore, edhe ekipi korçar ka pasur probleme financiare dhe mungesa e futbollistëve dje në stërvitje, e konfirmoi këtë gjë.

Edhe trajneri Ilir Daja në daljet e tij publike, ka thënë se ekzistojnë problemet financiare, por gjithçka do të zgjidhej. Strategu i “Ujqërve” është munduar gjithmonë të ruajë rendin dhe qetësinë në ekip, por dje i doli situata nga duart.

Megjithatë, sot gjithçka i është kthyer normalitetit dhe skuadra është rikthyer në fushë, për të kryer seancën stërvitore.

Klubi i Skënderbeut, me anë të faqes së tyre zyrtare në Facebook, bëri të kuptohej se futbollistët kanë zbritur në fushë për të kryer seancën stërvitore, së bashku me trajnerin Ilir Daja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!