Që prej dhjetorit të vitit 2022, “gardiani” i Kombëtares gjermane dhe “bavarezëve” të Bayern Munich është jashtë fushave të blerta, pasi theu këmbën, teksa ishte duke bërë ski gjatë pushimeve pas Kupës së Botës.
Prej disa kohësh tashmë pritej dhe rikthimi i “shtatlartit”, mirëpo këtë të premte është zbuluar dhe dita se kur “gardiani” gjerman, me mjekët specialist të “bavarezëve” të Bayern Munich, që kanë lumturuar tifozët lajmin e shumëpritur.
“Veterani” 37-vjeçar pritet të zbresë në fushën e blertë që në sfidën e kësaj fundjave ndaj skuadrës së Mainz, teksa pritet që me ardhjen e kapitenit, prapavija e “bavarezëve” të fitojë akoma më shumë siguri këtë sezon. /i.m /abcnews.al