Rikthehet në Tiranë panairi më i madh i teknologjisë dhe inovacionit në vend, “Future2tech”.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, sipërmarrësi Gerti Boshjaku ka ndarë detaje rreth këtij panairi, duke zbuluar se do të mbahet më datat 9-10 tetor te “Pallati i Kongreseve”.
Ai ka thënë se panairi do të ofrojë një platformë për prezantimin e teknologjive të reja dhe është i hapur për të gjithë.
Sipas Boshnjakut, do të ketë diskutime të trendeve të fundit në industri dhe krijimin e lidhjeve mes pjesëmarrësve.
“Ne hymë në një ambient ku ti ke mundësi të eksplorosh, të provosh produkte, ti testosh, ndonjëherë dhe ti blesh, por kryesorja t’i testosh.
Në këtë panair do të ketë kompani shqiptare dhe jo vetëm. Kemi synim ta kthejmë në vijim në një panair rajonal.
Në panair mund të vijë kushdo, është i hapur. Në botë panaire të tilla janë me bileta, pasi ti je i pari që provon, por te ne është pak herët, pasi është viti i dytë që ne e organizojmë”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al