Rikthehet në skenën e TKOB me ‘Gianni Schichi’, Gëzim Myshketa ndan emocionet: Ndjehem i turbulluar

schedule10:08 - 29 Shkurt, 2024

schedule 10:08 - 29 Shkurt, 2024

Baritoni i mirënjohur Gëzim Myshketa është kthyer në skenën ku nisi rrugëtimin artistik, në Teatrin e Operas, me operan ‘Gianni Schichi’ të shfaqjes Il Tritico.

I ftuar në “Pas Mesnate”, ai ka ndarë të gjitha emocionet e përgatitjes dhe rikthimit në skënën shqiptare.

Sipas Myshketës, kjo është një vepër me nota aktuale, ku në qendër është konflikti për pronën.

Ndihem mirë si Gianni Schichi, por i turbulluar kur vjen në Shqipëri. Duhen bërë një mijë gjëra, shfaqja afron, por goxha i rrethuar nga dashuria e kolegëve dhe e gjithë njerëzve. Danteja nuk e di sa nga vetja e tij ka gjetur kur ka shkruar për Gianni Schichi, normalisht që Gianni Schichi është një nga këngët e ferrit të Dantes. Edhe sjellja në mënyrë mjaft skenike në mënyrë tradicionale është shumë koherente në atë çfarë shkruan. Është ky konflikti i gjithë pjesës. Gianni Schichi është një i ardhur nga fshati dhe po mundohet të futet, të përshtatet. Nuk dua të tregojë të gjithë historinë e veprës, por në fund Gianni Schichi përfundon në ferr, Danteja e fut në ferr”, u shpreh ndër të tjera baritoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!