Rama prezantoi kabinetin e ri qeveritar në Asamblenë e PS pas zgjedhjeve të 11 majit. Kryetari i ri i Kuvendit do te jete Niko Peleshi dhe parlamenti do ketë seli të re. kryetar i grupit parlamentar do të jetë Taulant Balla, ndërkohë që në krye të ministrisë së Infrastrukturës do të jetë sërish Belinda Balluku.
“Drejtimi i ministrisë së Brendshme do t’i besohet një gruaje. Sipas meje ka një arsye të fortë për këtë zgjedhje. Punët e brendshme nuk janë vetëm punët e policisë. Jo vetëm se ligji ynë, ai i shkruari dhe i pazbatuar e thonë në të gjithë gjatësinë që ministria e Brendshme nuk bën punë policore dhe ministri i brendshëm nuk është kryepolici, mbi të gjitha në punët e brendshme një ndryshim është një pikënisje e logjikshme.
Jemi i vetmi vend pa një sistem adresash dhe të gjithë ministrat e brendshëm e kujtojnë bisedën e pare pas mandatimit ka qenë adresat. Kemi një sistem të prapambetur zjarrfikësish si një trup që merr në fund thërrimet. Zjarret janë problemet më të mëdha. Sot kur parametrat e rendit jane brenda normave dhe kur të tjera puën të brendshme kërkojnë një vëmendje të shtuar dhe mendësi të re, ministria duhet të ngrihet në lartësi të re. duhet të jetë ministria e punëve të brendshme ku ti shoh në 360 gradë, ndarja e qartë e punëve të brendshme nuk duhet të mbetet në letër.
Administrata e ministrisë së brendshme nuk duhet të jetë burokraci. Arsimi i trupës policore, funksionimi i prefekturave, policimi në komunitet, vizat e lejes dhe të punës, sipërmarrjet që kërkojnë leje qëndrimi për punë. Migracioni, gjendja civile, siguria private e cila ëhstë një popullatë më vete me pistoleta në brez që vetëm kur ndodh ndonjë gjë kujtohemi. Policia shkencore që nuk ka lidhje me uniformën, administrimi i pasurive të sekuestruara që i riblinin ata që i kishin.
Në krye të ministrisë do të jetë Albana Koçiu.”
PROFIL ALBANA KOCIU
Znj.Koçiu është lindur në Tiranë, më 10 Korrik 1977. Prej shtatorit 2023, ka mbajtur postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Përpara kësaj detyre, Znj. Koçiu ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013. Në kuadër të kësaj detyre, znj. Albana Koçiu u emërua nga qeveria shqiptare si negociatore në procesin screening me Komisionin Evropian, duke kryesuar delegacionet shqiptare në nivel teknik lidhur me procesin e Reformës së Administratës Publike (PAR)./ abcnews.al /

