Rikthehet “luftëtari” i Juventusit, gëzojnë Sarri dhe tifozët

schedule19:58 - 22 Nëntor, 2019

schedule 19:58 - 22 Nëntor, 2019

Mauricio Sarri dhe tifozët e Juventusit mund të qëndrojnë të qetë. Giorgio Chiellini ka lënë pas krahëve dëmtimin e pësuar në javën e parë kundër Parmës.

Kapiteni mbetet shpirti dhe “luftëtari” numër një i skuadrës, rikuperimi i tij ka shkuar mbarë dhe rikthimi në fushat e blerta është afër. 35-vjeçari ka dhënë lajmin e mirë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Më në fund rikthimi në fushë“, shkruan mbrojtësi i bardhezinjve, teksa poston edhe një video ku dallohet duke vrapuar dhe kryer disa ushtrime aerobike. Kontakti me topin nuk ka ndodhur akoma, por gjithçka është në rrugën e duhur dhe rikthimi i tij i forcon akoma edhe më shumë kampionët e Italisë. /abcnews.al