Rikthehet i nxehti, rriten temperaturat sot

schedule07:15 - 13 Korrik, 2022

schedule 07:15 - 13 Korrik, 2022

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të më dukshme këto në zonat malore. Por në vijim pritet shfaqje e vranësirave të lehta në pothuajse gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara varënsirat do të mbeten në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do fryjë e mesatere dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor, ku më e parnishem do të jetë në detin Jon duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Zonat të izoluara në Itali dhe në Brigjet e Egjeut do të ketë kalime varënsirash të cilat do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara. Po ashtu Europa Veriore dhe Lindore do të jenë në ndikimin e varënsirave dhe reshjeve të pakta të shiut, kjo si pasoj e zhvillimit të ciklonit të Islandës. Ndërsa Europa Qëndrore dhe Jugore do të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Kosova

Paaraditja në Kosovë do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin. Por parashikohet që pas mesdite në Kosovë të ketë vranësira kalimtare, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Maqedonia e Veriut

MV do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin gjatë paradites dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit. Por pas mesdite parashikohet që vranësirat e pakta të shfaqen gradualisht në pothuajse të gjithë MV. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!