Irani, “dhuratë” për Krishtlindje/ Hakerat sulmojnë faqen e parlamentit shqiptar dhe të disa kompanive

schedule14:09 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 14:09 - 25 Dhjetor, 2023

SHQIPËRI- Faqja online e Parlamentit të Shqipërisë, është hakeruar, të hënën, duke e bërë të pamundur hapjen e saj në internet.

Përgjegjësinë për këtë sulm kibernetik e ka marrë grupi i hakerave “Homeland Justice”. Këta të fundit kanë pranuar sulmit dhe kanë dhënë edhe një mesazh në grupin e tyre në rrjetin social “Telegram”.

“Do te paguajne edhe ata qe kane zene karriket e kuvendit. Deputetet e korruptuar se shpejti do te shkaterrohen. Demonet qe jane brenda tyre do te demonstrohen ndaj cdo njerit qe kerkon te dije te verteten”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Përveç faqes së Parlamentit, hakerat  e “HomeLand Justice” kanë sulmuar edhe faqen të tjera online të disa kompanive të mëdha që operojnë në Shqipëri, megjithatë këta të fundit kanë mundur të rikthejnë aksesin online.

Kjo nuk është hera e parë që hakerat e “HomeLand Justice” sulmojnë faqet online të institucioneve shqiptare, ku më herët, janë publikuar të dhëna sensitive të qytetarëve por edhe zyrtarëve shqiptarë, ku pati sulme edhe ndaj sistemit “TIMS” të policisë.

Organet e akuzaës në Shqipëri kanë nisur edhe një hetim për sa I përket këtyre sulmeve, ku një kërkesë për mbylljen e grupit të Home Land Justice në Telegram iu bë edhe Rusisë, për shkak se serverat rezultojnë në këtë shtet.

Më 7 shtator tw vitit 2022, Shqipëria akuzoi Iranin si autor të sulmit masiv kibernetik që goditi sistemet e teknologjisë së informacionit të qeverisë, duke paralizuar për disa ditë të gjithë shërbimet online.

Kryeministri Edi Rama njoftoi ndërprerjen “me efekt të menjëhershëm”, të marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet, për shkak të këtij sulmi. Po atë ditë, Shtetet e Bashkuara dënuan sulmin kibernetik ndaj aleatit të NATO-s dhe thanë se kishin arritur në përfundimin se pas tij qëndronte Irani. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!