Grupi ikonik i vajzave, “Spice Girls” kanë njoftuar se po rikthehen me versionin e ri të albumit të tyre debutues, në përvjetorin e 25-të të publikimit të tij.
Duke treguar se data e publikimit është 29 tetori dhe albumi do të përfshijë disa nga këngët më të famshme të tyre dhe po ashtu këngë të cilat nuk janë dëgjuar më parë nga arkiva.
Sipas DailyMail, albumi do të përbëhet nga këngët e tyre që qëndruan në pozitat e para në top-listat britanike vite më parë dhe disa të tjera në versionin ‘remix’.
Albumi ikonik i Spice Grils, “Spice”, u publikua më 4 nëntor 1996, duke qëndruar 15 javë në pozitën e parë në top listën “Official UK Album Charts”. /abcnews.al