ABBA-t kanë vendosur të rikthehen për të kënduar sëbashku. 35 vjet pas shfaqjes së tij të fundit publike, grupi i njohur suedez do të rivijë me 2 këngë sëbashku.
“Duket sikur koha ka ndaluar për ne, duket sikur kemi qenë larg vetëm për një pushim të shkurtër”, shkruhet në profilin zyrtar të grupit ABBA në Instagram.
Më shumë se 300 milionë disqe të shitura në të gjithë boten dhe vende të para në të gjitha klasifikimet muzikore nga viti ’74 deri në 1980 janë arritjet më të mëdha të grupit muzikor suedez.
Tashmë 4 anëtarët e grupit ABBA kanë vendosur të risjellin atmosferën që i ka bërë një nga grupet më të njohur në muzikë.
Grupi suedez u shfaq për herë të parë në vitin 1974 me këngën “Waterlo”, me të cilën do të fitonte çmimin e madh të Eurovizion.
Ndërsa për herë të fundit, grupi ABBA ishte shfaqur publikisht në një program anglez në Dhjetor 1982./abcnews.al