Rikthehet grupi legjendar i viteve ’80, vokalisti rrëfen “sekretin” e suksesit, pse vendosën këtë emër

schedule08:14 - 23 Qershor, 2022

schedule 08:14 - 23 Qershor, 2022

Grupi shumë i njohur “403” është rikthyer me një album. Grupi pritet të mbajë një koncert në Prishtinë sot në orën 20:30 por ky nuk do të jetë i fundit. Kompozitori i grupit, Hektor Gjurgjiali dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndau më shumë detaje.

Duke iu përgjigjur pyetjes se si kanë arritur që t’i rezistojnë kohës, Hektori tha se janë munduar që të sjellin cilësi dhe jo sasi. Pas një pauze të gjatë në muzikë, Hektori zbuloi se u angazhuan më shumë për të krijuar muzikë të re gjatë kohës në pandemisë kur të gjithë ishin në bllokim.

“Fakti që keni rezistuar deri tani, mendoj se nuk kemi krijuar shumë. Gjithsej 18 këngë dhe kemi krijuar kualitet. Derisa kemi regjistruar një këngë ka shkuar një kiamet kohë. Ka dhe grupe të tjera të mira dhe ѯdo vit sjellin nga një album, por nga 100 këngë dëgjohen 3.”, tha ai.

Sakaq, ai tregoi gjithashtu dhe se si grupi i tyre mori emrin “403”.

“Në realitet, ekzistojnë shumë legjenda urbane. Rinia në Kosovë ka një legjendë që ne nuk kemi dashur ta prishim. Ata thonë se është një grup nga dhoma e konviktit 403. Por ne kemi qenë të gjithë nga Prishtina dhe nuk kemi jetuar në konvikt. Kemi dashur me vënë një numër për t’u identifikuar më lehtë.”, tha ai. /abcnews.al