Varianti “Delta” është përhapur në të gjithë botën, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 200 milionë raste. Shtetet e Bashkuara të mërkurën regjistruan 100,000 raste të reja në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve në 6 muaj, shkruan kathimerini
Eksperti i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë, Anthony Fauci, paralajmëroi se incidenca ditore mund të kalojë 200,000 raste në javët e ardhshme. Kina gjithashtu regjistroi 71 raste – numri më i lartë i të infektuarve që nga janari.
Pekini ka vendosur karantinën dhe ka testuar miliona banorë, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se brenda disa javësh Delta do të jetë në kontroll. Rezultatet e një studimi nga Moderna mbi efektivitetin e vaksinës së saj kundër COVID janë jashtëzakonisht inkurajuese.
Në një deklaratë, kompania njoftoi se mbrojta e siguruar pas dozës së dytë zgjat deri në 6 muaj. Sidoqoftë, Moderna tha se një dozë e tretë do të jetë e nevojshme për shkak të përhapjes së variantit Delta.
CEO i kompanisë, Stefan Bancel, tha se efektiviteti i vaksinës gjashtë muaj pas dozës së dytë është 93%. Pas Izraelit dhe Gjermanisë, edhe Franca ka marrë vendimin për të dhënien e një dozë të tretë përforcuese.
Një ditë më parë, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Gebregiezus, tha se ishte kundër dozave përforcuese derisa të vaksinoheshin edhe një pjesë e vendeve të varfra.
Kufizimet e udhëtimeve
Shtetet po përshtaten me realitetin e ri të kufizimeve të udhëtimit. Qeveria e Joe Biden pritet të bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID për të gjithë personat që do të hyjnë në vend.
Ndërkohë personat që do të udhëtojnë në Francë nuk do të karantinohen. Ndërsa 20% e pacientëve të shtruar në spital janë të moshës18 deri në 34 vjeç, sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Britani./abcnews.al