Rikthehet doping në futboll, e pësojnë dy lojtarët e Salzburg

schedule12:36 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 12:36 - 22 Dhjetor, 2020

Doping në futboll prej vitesh është diçka shumë e rrallë fatmirësisht, por duket se ky fenomen nuk është eliminuar plotësisht. Mësohet se dy lojtarë të gjigantëve austriakë, Mohamed Camara dhe Sekou Koita kanë rezultuar pozitivë në një testim të kryer së fundmi nga UEFA.

 

Lajmin e njofton Salzburg, që tregon se lojtarët sapo ishin rikthyer nga një grumbullim me kombëtaren e Malit dhe në gjakun e tyre janë gjetur gjurmë të një lënde aktive, e cila është përbërës thelbësor i një ilaçi kundër problemeve shëndetësore ndaj të luajturit në lartësi të mëdha.

Kombëtarja e Malit udhëtoi në Namibia për të luajtur për kualifikueset e Kupës së Afrikës, vend me lartësi 1700 metër mbi nivelin e detit. Salzburg distancohet nga kjo çështje dhe kërkon më shumë kujdes nga kombëtaret sepse pasojat bien mbi lojtarët dhe klubet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!