Juglindja e vendit është zbardhur nga bora gjatë së dielës. Ulja e temperaturave ka sjellë reshje intensive dëbore në Korçë.
Në Dardhë, Voskopojë e Vithkuq akset nacionale janë të hapura për qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë që gjatë natës dhe në mëngjes është ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe hedhje kripe për të shmangur problematikat në lëvizjen e makinave
Reshje bore me intensive ka pasur në lartesitë mbi 1 200 m mbi nivelin e detit, në njësine administrative Vithkuq, të bashkisë së Korçës. Si pasojë në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike. Por skuadrat e OSHEE janë në terren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.
Me anë të një postimi ne facebook zv.kryeministrja Belinda Balluku u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes në të gjitha zonat ku ka prezencë dëbore të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe përdorni zinxhirët, aty ku nevojiten.
Por përtej vështirësive bora në Korça ka tërhequr një sërë vizitorësh nga qytetet të ndryshme të vendit.
Sipas parashikimeve meteorologjike temperatuart e ulta pritet të vijojnë përgjatë ditëve në vijim duke u ulur edhe nën disa gradë nën 0./abcnews.al