Rikthehet Covid në Kinë, vatra e infeksionit një lokal

schedule15:16 - 13 Qershor, 2022

schedule 15:16 - 13 Qershor, 2022

Autoritetet në kryeqytetin kinez, Pekin kanë rritur të hënën përpjekjet për të penguar përhapjen e koronavirusit, pas identifikimit të një shpërthimi të ri në një lokal të njohur për pije të lira alkoolike dhe pjesëmarrje turmash të mëdh, sipas The Guardian.

Shpërthimi i ri, i së paku 200 rasteve që lidhen me këtë lokal, që është rihapur javën e kaluar pas heqjes së kufizimeve të pandeminë, tregon sa e vështirë do të jetë për Kinën të zbatojë politikën e “zero-rasteve me COVID”, teksa pjesa më e madhe e botës po përpiqet të mësohet duke bashkëjetuar me virusin.

Çaojang, rajoni më i madh i Pekinit ku gjendet lokali, ka nisur të hënën testimin masiv të 3.5 milionë banorëve. Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se janë identifikuar 10,000 kontakte të ngushta që janë vënë në izolim.

Sipas dëshmitarëve, nëpër lagje janë instaluar barriera të mëdha metalike dhe punonjësit shëndetësorë janë parë duke dezinfektuar të gjitha ambientet. Shpërthimet e reja me koronavirus janë duke rritur shqetësimet për ekonominë e Kinës.

Ky shtet është ende duke marrë veten pas izolimit dymujor në Shangai, një ndër qytetet me aktivitetin më lartë tregtar në vend.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!