Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rikthehet Champions League, Milan “përplaset” në “San Siro” me Newcastle, PSG sfidon Borussia Dortmund

schedule09:56 - 19 Shtator, 2023

schedule 09:56 - 19 Shtator, 2023

Pritjes i vjen fundi. Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në botë, UEFA Champions League do të nisë mbrëmjen e kësaj të marte siparin e edicionit 2023-2024, edicion ky që pritet të jetë spektakolar dhe shumë emocionues.

Gjithçka do të nisë në “San Siro”, aty ku në orën 18:45, “kuqezinjtë” e Milan do të përballen me “bardhezinjtë” e Newcastle, në një përballje ku “ylli” i këtyre të fundit, Sandro Tonali do të përballet me “të shkuarën”, teksa kujtojmë se u transferua tek anglezët pa dëshirën e tij gjatë kësaj merkatoje vere.

Në përballjen tjetër të kësaj ore, “demat” gjermanë të Leipzig do të udhëtojnë drejt Bernës, aty ku në “Stadion Wankdorf” i presin kampionët zviceranë të Young Boys, sfidë kjo që për herë të parë në histori do të drejtohet nga një arbitër shqiptar, i cili nuk ka sesi të mos jetë Enea Jorgji.



Përsa i përket përballjeve të mbrëmjes, sytë e tifozëve padyshim që bie mbi supersfidën e grupit F, i quajtur ndryshe si “grupi i ferrit”, PSG-Borussia Dortmund, me “parisienët” e Luis Enrique që do të kërkojnë fitoren në Champions League, si një pikë kthese për këtë fillim sezoni, ku le të themi që nuk ka qenë më i miri për ta.

Në përballje të tjera të mbrëmjes, Lazio e Elseid Hysajt do të presë në “Stadio Olimpico”, “los colchoneros” e Atletico Madrid, Barcelona do të përballet me belgët e Antwerp, skuadër nw tw cilwn bwn pjesw dhe “fantazisti” i Kombwtares, Arbnor Muja, Manchester City do të presë në “Etihad”, serbët e Crvena Zvezda, Shakhtar Dontesk do të ndeshet ndaj Porto-s, ndërsa Feyenoord do të presë në arenën “De Kuip” të Roterdamit, skocezët e Celtic. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!