Ditën e martë rikthehet kompeticioni më i rëndësishëm europian, Champions League. ‘Trofeu me vëshë’ do të vijë me dy ndeshje të vlefshme për raundin e 1/16. Atletico do të presë Liverpool dhe Dortmund do të sfidojë franezët e PSG-së. Trajneri i ‘’The Reds’’, Jurgen Klopp, në një intervistë të fundit largon presionin nga ekipi i tij dhe thur elozhe për rivalët e tjerë.
‘’Përpara fillimit të sezonit ishte Juventusi ekipi im favorit për të fituar Championsin. Nuk arrij do ta kuptoj se përse ata nuk janë 10 pikë përpara vendit të dytë. Ata kanë një ekip me shumë lojtarë cilësorë, ku të gjithë janë yje. Është një çmenduri,’’ deklaron tekniku gjerman.
‘’Bayern Munchen gjithashtu ka një super ekip, por dhe PSG-ja nuk duhet harruar. Barcelona është gjithmonë aty, nuk ka nevojë për koment. Manchester City do të bëjë çmos për ti shkuar deri në fund. Ndërsa ne nuk jemi favorit. Ajo që synojmë tani është rezultati pozitiv në sfidën e të martës në Madrid,’’ mbyll Klopp. /abcnews.al