Rikthehet boksi, në 14 gusht “Duel në themel” në kalanë e Bashtovës

schedule17:32 - 16 Qershor, 2021

schedule 17:32 - 16 Qershor, 2021

Nga Aldo Kozarja

Ajo që nisi dy vite më parë ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës Haxhi Memolla i cili ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak është bërë realitet ditën e sotme me nënshkrimin e marrëvëshjes që ka për qëllim promovimin e resurseve turistike që ka në territorin e sai bashkia Rrogozhinë.

“Sot u nënshkrua kontrata me Ismail “Jonny” Keta  për eventin “duel në themel” me datë 14 Gusht në kalanë e Bashtovës. Një event madhështor pas një pushimi tejet të gjatë nga pandemia i cili do të kthejë vëmendjen drejt Shqipërisë ku do të marrin pjesë shumë sportistë nga trojet shqiptare. Duel në themel” shkruan kryetari i bashkisë Edison Memolla.

Ismail “Jonny” Keta shkruan se përveç shumë sportistëve nga trojet shqiptare, vëllai i vogël Ferit Keta do të bëjë ndeshjen kryesore.

“Miqté e mi dhe dashamirés té sporteve té boksit, kam kenaqesiné dhe nderin tju njoftoj qé sot nénshkruajta kontratén  me Kryetarin e Bashkisé sé Rrogozhinés Z. Edison Memolla pér eventin “duel né themel” me dt 14 gusht né kalané antike e Bashtovés qé ndodhet  ne bregdetin e bukur shqiptar.

Né kété event madhéshtore pas nje pushimi kaq te gjaté nga Pandemia ku vémendja e botes se Boksit do té kthehet né Shqiperi, pérvec shume sportisteve nga trojet shqiptare, véllai i vogel Ferit Keta do té bej ndeshjen kryesore” shkruan ai. d.b/Abcnews.al