Nga Aldo Kozarja
Ajo që nisi dy vite më parë ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës Haxhi Memolla i cili ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak është bërë realitet ditën e sotme me nënshkrimin e marrëvëshjes që ka për qëllim promovimin e resurseve turistike që ka në territorin e sai bashkia Rrogozhinë.
“Sot u nënshkrua kontrata me Ismail “Jonny” Keta për eventin “duel në themel” me datë 14 Gusht në kalanë e Bashtovës. Një event madhështor pas një pushimi tejet të gjatë nga pandemia i cili do të kthejë vëmendjen drejt Shqipërisë ku do të marrin pjesë shumë sportistë nga trojet shqiptare. Duel në themel” shkruan kryetari i bashkisë Edison Memolla.
Ismail “Jonny” Keta shkruan se përveç shumë sportistëve nga trojet shqiptare, vëllai i vogël Ferit Keta do të bëjë ndeshjen kryesore.
“Miqté e mi dhe dashamirés té sporteve té boksit, kam kenaqesiné dhe nderin tju njoftoj qé sot nénshkruajta kontratén me Kryetarin e Bashkisé sé Rrogozhinés Z. Edison Memolla pér eventin “duel né themel” me dt 14 gusht né kalané antike e Bashtovés qé ndodhet ne bregdetin e bukur shqiptar.
Né kété event madhéshtore pas nje pushimi kaq te gjaté nga Pandemia ku vémendja e botes se Boksit do té kthehet né Shqiperi, pérvec shume sportisteve nga trojet shqiptare, véllai i vogel Ferit Keta do té bej ndeshjen kryesore” shkruan ai. d.b/Abcnews.al